Punëtorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Punonjësit shëndetësorë do të mbajnë sot një grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar javën e kaluar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament.

FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Presidenti Meta sot vizitë zyrtare në Kosovë