Më 8 tetor të vitit 2020 nisën punimet për rivitalizimin e Eshnores e cila paraqet varrezën e luftëtarëve të vrarë të Gjakovës me rrethinë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.Tashmë punimet janë në përfundim e sipër, sipas drejtoreshës për Kulturë Rini e Sport, Saranda Hyseni, e cila thotë se kanë mbetur vetëm detajet e fundit për të përmbyllur projektin. https://www.syri-vision.tv/
Ky memorial unik për nga lloji do të shërbejë për aktivitete kulturo artistike poashtu edhe si muze e amfiteatër sapo të funksionalizohet. https://www.syri-vision.tv/
Ky monument kulturo-historik do të mbajë emrin e heroit të popullit Fadil Hoxha, i cili për shumë vite ka qenë një ndër udhëheqësit më të shquar në Kosovë dhe ish Jugosllavi. Ndryshe nga DKRS-ja thanë se janë në përmmbyllje të shumë projekteve të tjera përfshirë këtu shtëpinë e Kulturës në Cërrmjan si dhe terenet sportive brenda dhe jashtë qytetit.https://www.syri-vision.tv/