Punimet e konventës së ​Agjencive të Lajmeve të Ballkanit nisin në Kosovë

Punimet e Konventës së 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Ballkanit (ABNA), kanë nisur me shfaqjen e një dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit dhe drejtuesit të agjencisë bullgare të lajmeve BTA, i cili ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Kongresit Botëror të Agjencive të Lajmeve Bullgare, Maxim Minchev.

Pronari i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skënder Krasniqi i ka hapur punimet e sotme që po mbahen në Prishtinë dhe ka kujtuar mikun e tij dhe të agjencisë, Maxim Minchev.

“Media dhe Agjencitë e Lajmeve në epokën e PostCovid”, është tema që shënon kuvendin e sivjetmë të ABA e që po mbahet në Kosovë nën organizmin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Agjencitë e 12 shteteve të Ballkanit po qëndrojnë në Kosovë, ku do të diskutojnë rreth pandemisë dhe ndikimit që ka pasur në punën e medias.

/KosovaPress/

Read Previous

Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 1561 qytetarë

Read Next

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19