Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës nga 16 shtatori nisin grevën

Nga 16 shtatori punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës do të nisin grevën.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pas takimit që ka pasur me punëtorët.

Azemi ka bërë të ditur se punëtorët teknik kanë kërkuar pagë 550 euro, ndryshe kanë deklaruar se nuk punojnë.

“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 euro pagë, përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, ka shkruar Azemi në Facebook./kosovapress/

Read Previous

Pas një hetimi shtatëvjeçar, mësohet shkaku i shpërthimit të zjarrit më vdekjeprurës në Britaninë e Madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Read Next

SBAShK-u takohet me Kusari-Lilën, ngritja e pagave dhe kontrata kolektive në fokus