Dita e sotme është e enjtja e dytë që ka gjetur në grevë sektorin shëndetësor në komunën e Gjakovës. Që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 15:00, mantelbardhët nuk kanë ofruar shërbime përvec rasteve emergjente. Qytetarët që takuam, në spitalin “Isa Grezda”, thonë se është mirë të plotësohen kërkesat e stafit shëndetësor, për të mos krijuar panikë tek populli. Ata thonë që ndonëse në grevë kanë marrë shërbimet për të cilat kanë ardhur të vizitohen.
Mirlinda Rudi kryetare e Sindikatës së Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me sindikatën dhe të hënën do të bisedohet për radikalizim të veprimeve, pasi që nuk ka pasur reagim nga Qeveria.
Ajo falenderon qytetarët që po i mirëkuptojnë në këtë situatë.
Veprimet e sindikalistëve pritet të ashpërsohen, ndërsa qytetarët janë ata të cilët po e pësojnë. Këshilli grevist kërkon që sa më shpejt të miratohet ligji i pagave në parlament, me mirëkuptim pa radikalizim të veprimeve.