Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë para Qeverisë, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Kjo protestë do të mbahet në orën 11:00.

“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se punëtorët e lotarisë kanë protestuar edhe muaj më herët për t’i realizuar kërkesat e tyre./Gazetasinjali

Read Previous

Sot, pritet vendimi i Supremes se a do të ketë rivotim në Han të Elezit

Read Next

Këta janë kandidatët për kryetarë komunash që morën më së shumti vota nga diaspora