Punëtorët e KRM “Çabrati” në krye të detyrës dhe të pandalshëm

Pavarësisht situatës së mjedisit anagazhimi dhe puna e punëtorëve të KRM “Çabrati” nuk ndalet asnjëherë. Sot u panë të angazhuar në mbjelljen e drunjëve dekorativ në parkun qendror të qytetit të Gjakovës. Kjo po realizohet në kuadër të planit të operativës dhe marrëveshjes së nënshkruar me kuvendin komunal e një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Dihet se njëra nga shërbimet primare të kësaj kompanie është grumbullimi i mbeturinave. Këtë vit Çabrati ka filluar të ofroj këtë shërbim edhe në zonat tjerat rurale.

Një rol të rëndësishëm në reduktimin e ndotjes së mjedisit të shkaktuar nga mbeturinat e luajnë këta punëtorë. Ata kujdesën për mirëmbjatjen e hapësirave gjelbruese, poashtu edhe për pastrimin e trotuareve dhe rrugëve. Më të gjitha kapacitetet që kanë jo vetëm në këtë kohë por në cdo stinë ata nuk ndalojnë punën vetëm që qytetarët të kenë një ambient sa më të pastër.

Kujdesi për mjedisin jetësor është mision i pathyeshëm, i cdo banori që dëshiron të frymoë  në një ambient të pastër, prandaj të gjithë pa përjashtim duhet të kujdesemi për mjedisin.

Read Previous

A flasin gratë më shumë se meshkujt?

Read Next

Gjakova në zonën e kuqe