Punëtorët e KEDS-it edhe sot në grevë

Janë rreth 60 punëtorë të distriktit të Gjakovës dhe rreth 40 nga komuna e Rahovecit dhe e Malishevës të cilët sot janë duke e vazhduar ditën e dytë të grevës në Gjakovë me të vetmën kërkesë rritjen e pagave.

Ata thanë që paga e tyre është shumë e ulët krahasuar me rrezikshmërinë që përballen çdo ditë të punës, shtuar këtu edhe ngritjen e të gjitha produkteve të shportës familiare.

Vetëm para 4 viteve i’u është bërë nivelizimi i pagave dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më rritje. Greva ishte planifikuar të ndodhte para 1 viti tha kryetari i sindikatës së punëtorëve mirëpo duke e parë krizën energjitike dhe problemet që i solli pandemia jemi detyruar ta shtyejmë.

Dje punëtorët e KEDS-it, grevën e kanë mbajtur një orë, sot dy orë, kurse nesër planifikohet të mbahet tre orë, e kjo do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Read Previous

Szunyog: Prioritetet kryesore të Zyrës së BE-së, mbështetja ndaj Kosovës për integrim dhe agjenda e gjelbër

Read Next

Rusia ndërpret furnizimin për Evropën, rriten çmimet e gazit