Spitalit të përgjithshëm ‘’Isa Grezda’’ në Gjakovë do t’i shtohen edhe 20 infermierë të rinj. Ata sot kanë nënshkruar kontratat duke u sistemuar në reparte të ndryshme sipas nevojës. Infermierët e rinj u shprehen mjaft të kënaqur që më në fund ju është dhënë mundësia të jenë pjesë e këtij institucioni pas shumë aplikimeve për një kohë të gjatë. Të njejtit u zotuan se do të shërbejnë vazhdimisht për një kujdes infermieror sa më cilësor dhe produktiv në shërbim të pacientëve.
Drejtori i këtij spitali Hilmi Shala tha se konkurenca ka qenë mjaftë e madhe. Për vendet e shpallura të punës kanë aplikuar 130 kandidatë, ndërkaq vetëm 20 prej tyre kanë arritur të jenë të sukseshëm në të gjitha procedurat e konkursit.
Tutje drejtori shtoi se angazhimi i këtyre infermierëve do të jetë një nismë e mirë për të gjithë.
Infermierët e punësuar nga dita e nesërme do të jenë në shërbim të detyrës infermierore.