Publikohet lista e Kosovës, ka emra të rinj

Të premten gjatë ditës është publikuar lista e përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm. 

Ka mungesa të rëndësishme, por edhe emra të rinj. 

Mungon kapiteni Amir Rrahmani, sulmuesit Vedat Muriqi e Edon Zhegrova si dhe portieri Arijanet Muriq.

Prej emrave të rinj është Bledian Krasniqi, mesfushori i Zurichut. 

“Dardanët” më 6 dhe 9 qershor i luajnë të dy ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Më 6 qershor ballafaqohen me Armeninë, ndërsa tri ditë më vonë ballafaqohen me Përfaqësuesen e Komoreve. 

Përfaqësuesja e Komoreve duket kundërshtare e lehtë në letër, por të përzgjedhurit e Franco Fodas pritet të sfidohen. 

Komoret janë kualifikuar në Kupën Afrikane që në dhjetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm mbahet në Marok, pasi e fitoi grupin ku ishin Tunizia, Gambia dhe Madagaskari. /Koha.net/

Read Previous

Si u fsheh një operacion sekret i CIA-s pas një ueb-faqeje për Star Wars?

Read Next

Fuqia e trurit, sekreti qëndron tek vitaminat