Publikohen pamjet e para të Hamilton-it në pistë me Ferrarin

Videoja e parë e yllit të Formula 1, Lewis Hamilton, duke ngarë për Ferrarin është shfaqur në internet.

Në shkurt të vitit të kaluar, Hamilton tronditi botën e Formula 1 duke njoftuar se po largohej nga Mercedesi për t’iu bashkuar rivalëve të Ferrarit për sezonin 2025 dhe më tej.

Që nga njoftimi, fansat kanë pritur me padurim të shihnin shtatë herë kampionin Botëror duke ngarë makinën ikonike të kuqe të F1, Ferrarin.

Dhe tani, ata më në fund patën mundësinë të shohin Hamilton-in në veprim me Ferrarin.

Të mërkurën, “Sky Sports” publikoi pamjet e Hamilton-it duke përfunduar xhirot e tij të para me një Ferrari në pistën e provës në Fiorano, Itali, duke u dhënë fansave pamjen e tyre të parë se si ai mund të performojë në sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, një vështrim i vogël është gjithçka që morën fansat, pasi pista ishte e mbuluar me mjegull gjatë ngarjes së parë të Hamilton-it për Ferrarin.

Disa tifozë ishin aq të emocionuar kur panë për herë të parë Hamilton-in një makinë garash Ferrari, saqë u rreshtuan jashtë Fioranos në orët e hershme të mëngjesit, pavarësisht shqetësimeve se mjegulla dhe dukshmëria e kufizuar në pistë mund të çonin në një shtyrje të testeve.

Por fansat e etur u shpërblyen, pasi 40-vjeçari thuhet se doli në pistë në orën 9:15 të mëngjesit dhe i përshëndeti ata. /Albanianpost.com

Read Previous

Ancelotti tregon se cili do të jetë ‘çelësi i suksesit këtë sezon’ për Real Madridin

Read Next

Presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së “pushtimit” të kanalit nga ana e Trumpit