Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.41€, benzina 1.36€

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) mbetet  1.41 euro për litër, një cent më shtrenjtë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.36 euro për litër, po ashtu një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.64 euro për litër, dy centë më lirë se një ditë më parë. /RTKlive

Read Previous

Presidenti lituanez: NATO mund të përçahet, shkak shpenzimet në mbrojtje

Read Next

“Kishim shumë probleme”, Messi flet pas fitores 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër