PSHDK: Ferdinand Kolaj zyrtarisht kandidat për kryetar të Gjakovës

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit do të garojë për komunën e Gjakovës me kandidatin e tyre Ferdinand Kolaj për kryetar të kësaj komune.

Kolaj, aktualisht është drejtor për zhvillim ekonomik si rezultat nga marrëveshja për bashkëqeverisje lokale e zgjedhjeve të kaluara mes AAK-së dhe PSHDK-së.

Kjo është hera e parë që PSHDK garon e vetme në zgjedhje lokale në Gjakovë. Në vitet e fundit kjo parti në garën për kryetar tradicionalisht kanë mbështetur AAK-në në Gjakovë.
Lajmin për Syrin e konfirmoi kryesia e kësaj partie.

Rikujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Read Previous

Ballata: Punësimi tek personat me nevoja të veçanta nuk është i kënaqshëm

Read Next

Aksident në Gjakovë