PSG, Marquinhos: Nuk mund të ëndërronim më shumë, jemi këtu falë Luis Enrique

PSG është një “makinë” shkatërruese. Posaçërisht këtë sezon, ende në garë për Ligën e Kampionëve, pas eleminimit të Liverpool-it, me titullin e Ligue 1 praktikisht një hap larg, madje edhe një barazim mjafton për t’u zyrtarizuar kampion i Francës, dhe në fund të fundit finalen e Kupës së Francës më 24 maj në “Stade De France”. Kjo falë fitores ndaj Dunkerque dhe Dembélé që ka marrë formën e golashënuesit të madh.

Performanca dhe qëndrimi i duhur janë nënvizuar edhe nga Marquinhos, kapiteni i PSG, i cili gjithashtu shënoi në këtë ndeshje: “Kur fillon një sezon, ky është përfundimi që dëshiron të arrish. Në kampionat jemi në rrugën e duhur. Jemi në finale të Kupës së Francës, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Nuk mund të ëndërrosh më shumë.

Duhet të vazhdojmë kështu, – ka shtuar ai. – Nuk duhet të dorëzohemi tani, këto janë dy muajt më të rëndësishëm për ne. Momente të bukura po vijnë. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të jenë në top-formë. Jemi në një periudhë të mirë si grup, si punë dhe si ide loje.

Edhe në vështirësi, ideja jonë nuk ndryshon, gjithmonë kërkojmë rezultat dhe të shkojmë përpara. Ky është mesazhi që trajneri (Luis Enrique) na ka dhënë që kur ka ardhur. Sot, PSG është kështu edhe falë tij”. /Telesport.al/

Read Previous

Maqedonci e Malaj diskutojnë për deklaratën Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Read Next

Ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet 200% ndërsa frika e luftës po rritet në Evropë