Sipas gazetarit Graziano Campi të Top Calcio 24, Psg dhe Juve po diskutojnë për një tjetër hipotezë shkëmbimi.
Emri i Mauro Icardit është më i përfoluri këto ditë për përforcimin e sulmit të Juves.
Bardhezinjtë do të ndërhyjnë shumë në repartin e avancuar dhe një nga hipotezat më të përfolura ishte shkëmbimi i Icardit me Ronaldon ose Dybalas por tani flitet për një tjetër futbollist të juves i cili mund të shkëmbehet.
Bëhet fjalë për brazilianin Arthur i cili mund të shkëmbehet me argjentinasin dhe në këtë formë Juventus jo vetëm që do të kursente paratë e Moratas, i cili do të rikthehej tek Atletico, por do të gjente një zgjidhje edhe për Arthur pa dalë me humbje nga investimi i verës së kaluar.
Braziliani nuk ka bindur dhe nuk shihet si i pazëvëndësueshëm nga Pirlo.