Nga Adam Kinzinger*
Pas dy muajsh luftime intensive, kundërofensiva e Ukrainës më në fund po tregon progres ndaj Rusisë. Tani, një shumicë e amerikanëve dhe një numër më i konsiderueshëm i republikanëve duan të braktisin luftën, tregon sondazhi më i fundit i CNN, të kryer nga SSRS. Është një ide e keqe që po përhapet në momentin më delikat dhe shënon një pikë të ulët për partinë e Reganit.
Në sondazhin e CNN të publikuar të premten, 55% e të gjithë të anketuarve thanë se Kongresi duhet të ndalojë autorizimin e ndihmës së re ushtarake për Kievin. Më keq, është fakti i turpshëm që republikanët kanë më tepër gjasa të jenë pro ndërprerjes së ndihmës sesa demokratët.
Sondazhi zbuloi se 71% e republikanëve u thanë anketuesve që Kongresi duhet të ndalonte dërgimin e ndihmave të tjera ndaj Ukrainës.
Midis demokratëve, 62% favorizojnë më shumë fonde për Ukrainën.
Sondazhi nxorri në pah se shumë në Partinë Republikane do t’u kthenin shpinën miqve që po rrezikojnë jetën e tyre në një luftë për demokraci.
Ata do ta bëjnë këtë pikërisht kur ukrainasit kanë filluar t’i zmbrapsin rusët nga zonat e pushtuara. Mund të jetë demoralizuese për një ushtri që ka luftuar trimërisht për gati 18 muaj dhe varet nga ndihma e SHBA-së.
Dy faktorë të dukshëm janë në lojë këtu.
E para është përparimi i ngadalshëm që po bën Ukraina në fushën e betejës. Shpresat që kundërofensiva e verës së Kievit do t’i shihte forcat e tij duke marrë përsëri zona të mëdha territori janë përplasur kundër realitetit të fortifikimeve ruse. Në vend të “tronditjes dhe frikës”, ne po shohim luftën e llogoreve të Luftës së Parë Botërore.
Faktori i dytë që nxit ndjenjën republikane mund të quhet “efekti Trump”. Tani duke bërë fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, ish-presidenti ka nën mëngë shumë nga partia, saqë dyshimet e tij për ndihmën ndaj Ukrainës kanë pasur efekt të madh te republikanët në tërësi.
Përpara Donald Trump, republikanët nuk ishin nga ata që braktisnin luftën për demokracinë e një partneri strategjik, duke i dhënë një fitore të mundshme presidentit rus, Vladimir Putin. Ne ishim luftëtarët e Luftës së Ftohtë që sollën rënien e Bashkimit Sovjetik.
Me Trump, i cili ka mbështetur Putinin, disa republikanë po mësojnë të heqin dorë nga mburoja e demokracisë dhe lirisë.
Këta republikanë po zgjedhin në vend të kësaj, izolacionin tragjik të atyre që kundërshtuan bashkimin në luftën kundër Hitlerit.
Trump e ka përshtatur pozicionin e tij në një mënyrë që është tipike për qasjen e tij të vogël ndaj politikës. Ai tha se do të kërcënonte të ndalonte fondet e luftës për të marrë dokumente nga hetimi federal mbi marrëdhëniet e biznesit të djalit të presidentit Joe Biden.
SHBA-ja duhet të “refuzojë autorizimin e një dërgesë tjetër shtesë të rezervave tona të armatosura që janë varfëruar, derisa “FBI, DOJ dhe IRS të dorëzojnë” provat për hetimin e familjes Biden, tha Trump.
Gjithashtu shtoi se SHBA duhet t’i japë përparësi sigurisë së shkollave, në vend të ndihmës për Ukrainën.
Nga pikpamja konservatore republikane, duket e jashtëzakonshme që, siç tregon sondazhi i CNN, demokratët qëndrojnë fort pas Ukrainës.
Në vitin 2022, profesori i Shkencave Politike në Kolegjin Sëarthmore, Dominic Tierney u shpreh për “The Atlantic” se gjatë administratës Trump, demokratët adoptuan një pikëpamje më të favorshme për ushtrinë, sepse ajo qëndronte me sundimin e ligjit dhe traditën.
Qartësisht, sondazhi i CNN sugjeron një nivel të mbështetjes demokratike për zgjidhjet ushtarake ndaj krizave gjeopolitike.
Si një ish-anëtar i Kongresit, i cii u fokusua te detyrimet e SHBA-së jashtë vendit dhe një pilot i gardës Kombëtare Ajrore që që shërbeu në Irak dhe Afganistan, kam parë se si Amerika ndihmoi në stabilizimin e botës në një mënyrë që izolacionistet nuk e vlerësojnë.
Nëpërmjet trakteve, ndihmës së huaj dhe tregtisë, ne ndihmojmë të tjerët të zhvillojnë shoqëri të qëndrueshme dhe të begata.
Ndihma jonë e drejtpërdrejtë ushtarake ishte veçanërisht jetike në Afganistan, ku, në mungesën tonë talebanët represivë janë rikthyer në pushtet. Tërheqja jonë ishte e keqe për popullin e Afganistanit dhe për botën.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, rivali kryesor i Trump për nominimin presidencial republikan në 2024, tha në mars se Amerika nuk ka interes jetik në Ukrainë dhe e quajti luftën një “mosmarrëveshje për çështjen e kufijve”.
DeSantis u tërhoq nga komentet që bëri për mosmarrëveshjen territoriale, por votuesit e GOP e kuptuan se ai është skeptik për financimin e luftës.
Ky pozicion mudn t’i kursejë atij ngacmimet që rivali tjetër i Trump, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, muajin e kaluar tha në një mbledhje konservatorësh në Ioëa, se mbështet ndihmën ndaj Ukrainës.
Ish-guvernatori i Neë Jersey, Chris Christie ka vizituar Kievin të premten, ku tregoi mbështetjen e tij për luftën. Megjithatë, gjasat janë të pakta për të tërhehur vëmendjen. Kundërshtimi zyrtar ndaj ndihmës për Ukrainën është më i rëndësishëm në Kongres, pasi luan një rol të rëndësishëm në vijimësinë e ndihmës.
Në korrik, 70 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan për ndërprerjen e plotë të ndihmës për Kievin. Ky numër nuk mjafton ende për të ndryshuar gjërat, por kundërshtarët radhiten nga ekstremi i djathtë i partisë, i cili luan një rol të madh në zgjedhjet primare. Ky pushtet do të thotë se kandidatët po u bëhen presion për t’u bashkuar me turmën kundër ndihmës.
Me radhët e partisë sime që humbasin besimin në luftën për demokraci, shoh një shembull tjetër se si po zhduket konservatorizmi që dikur e njihja dhe mbi të cilin mbështetej Amerika.
Iku partia e Reganit, e cila ishte e palëkundur në qëndrimin e saj kundër tiranisë. Në vend të tij po ngrihet një GOP që duket imun ndaj nevojës së botës për udhëheqje amerikane dhe i painteresuar për vuajtjet e një vendi që duhet ta ndihmojmë derisa lufta të përfundojë. /abcnews.al
Adam Kinzinger*
Adam Kinzinger është një komentator politik i CNN dhe një ish kongresmen republikan nga Illinois. Ai shërbeu 10 vjet në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Kinzinger është gjithashtu një nënkolonel dhe pilot në Gardën Kombëtare Ajrore.