Më shumë se një person që ka pyetur veten se pse Lionel Messi nuk ka nënshkruar ende kontratën e re me Inter Miami. Dhe është një pyetje e drejtë.
Klubi nga Florida ka bërë një video prezantimi më 7 qershor duke konfirmuar marrëveshjen me yllin argjentinas, por që atëherë nuk ka pasur asnjë njoftim tjetër zyrtar në lidhje me këtë. Vetëm një “Save the date” (ruaj datën) enigmatike të mërkurën e kaluar.
Arsyeja që Messi ende nuk ka nënshkruar kontratën e re është për shkak se dokumentacioni me MLS është ende në finalizim. Dhe është se në Shtetet e Bashkuara, është vetë liga që është përgjegjëse për hartimin e kontratave për t’u regjistruar më vonë në garë, raporton “Mundo Deportivo”.
Për momentin, Messi nuk ka nënshkruar por pritet që një gjë të tillë ta bëjë në orët e ardhshme dhe më vonë do të prezantohet në stadiumin “DRV PNK”, selia e Inter Miami. Do të jetë atëherë kur “10”-shi mund të shihet për herë të parë në fanellën rozë të ekipit të tij të ri.
Ajo që “Mundo Deportivo” konfirmoi është se lojtari tashmë po mësohet me klubin e tij të ri. Ai është parë në Miami, madje edhe në supermarket, por në nivel sportiv tashmë ka kaluar disa herë në terrenin sportiv të Inter Miami për t’u stërvitur.
Ai ka bërë kryesisht punë në palestër por për momentin nuk mund të sigurohen imazhe publike derisa të firmoset gjithçka. Që atëherë, Messi do të mund të debutojë me Inter-in. Do të jetë 21 korriku i ardhshëm, kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës.
Vonesa në finalizimin e kontratës tregon se Messi nuk kishte rënë dakord me amerikanët derisa u dha “OK” në fillim të qershorit.
Në fakt, synimi i parë ishte të kthehej te Barcelona, deri në fund të majit. Duke parë vështirësitë ekonomike që sillte rikthimi i tij në skuadrën e jetës së tij dhe pas përfundimit të keq në Paris, Leo vendosi të luaj në Shtetet e Bashkuara, duke e lënë pas fokusin europian.
Në qershor ai i dha “OK” Inter Miamit dhe në orët e ardhshme më në fund do të nënshkruajë angazhimin e tij për dy sezone. /Albanianpost.com