Pse Izraeli urdhëroi heqjen e automjeteve elektrike nga portet?

Credit: Reuters

Autoritetet izraelite kanë urdhëruar largimin e të gjitha automjeteve elektrike nga portet kryesore të vendit, përfshirë Haifën dhe Ashdod.

Kjo masë është marrë për shkak se automjetet elektrike janë shumë të rrezikshme në rast goditjeje me raketë, pasi bateritë e tyre janë të ndjeshme dhe zjarret që shkaktojnë janë shumë të vështira për t’u shuar.

Porti i Haifas është qendra më e madhe detare e Izraelit, me rreth 20 milionë tonë mallra që kalojnë aty çdo vit, dhe autoritetet janë të shqetësuara se një sulm mund të shkaktojë zjarr të madh në radhët e automjeteve elektrike të magazinuara në port. /Telegrafi/

Read Previous

Amerikanët publikojnë pamjet e bombarduesve B-2 para sulmit ndaj Iranit

Read Next

Banorët rrezikohen nga shtylla elektrike, KEDS thotë se do të sanojnë problemin