Pse goli i Neymarit për Santosin mban emrin ‘Olimpico’?

Image credit: Reuters

Neymar njihet për stilin e tij të lojës dhe të dielën ai ktheu vitet pas duke shënuar një gol të pazakontë për Santosin

33-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar në skenën e futbollit evropian gjatë dy dekadave të fundit, pasi ka shfaqur formën e tij më të mirë për Barcelonën dhe PSG-në. 

Gjatë muajit janarit, braziliani u rikthye në vendlindje pas një aventure të pasuksesshme me Al-Hilal, atje ku bëri vetëm shtatë paraqitje. 

Siç mund ta keni pritur, rikthimi i tij tek Santos bëri bujë të madhe me tifozët që i bën atij një pritje spektakolare. 

Në gjashtë paraqitjet e tij për klubin deri tani, Neymar ka shfaqur shenja të formës së tij të dikurshme, duke realizuar dy gola dhe duke bërë tri asistime. 

Ai shënoi një penallti ndaj Agua Santas për të hapur llogarinë e tij më 16 shkurt, por ishte goli ndaj Internacional ai që i la tifozët të shtangur. 

Teksa Neymar po i afrohej rivënies këndore për ta ekzekutuar, ai u prit me fishkëllima nga tifozët vendas në Sao Paulo. 

Sidoqoftë, vetëm disa sekonda më vonë kur të gjithë po prisnin harkimin e tij, në fakt Neymar vendosi që të godasë direkt portën, duke ia arritur që të shënojë. 

Ky lloj i golit shpeshherë është përshkruar si ‘Olimpico’ dhe shihet rrallë herë në futbollin profesionist, por ku e ka origjinën ky emër? 

Arsyeja për këtë emër të pazakontë daton qysh nga viti 1924 kur Cesareo Onzari shënoi direkt nga rivënia këndore për Argjentinën ndaj Uruguait. 

Kjo goditje shumë shpejt u bë e njohur si ‘Gol Olimpico’ ose ‘Goli Olimpik’ në spanjisht dhe qysh prej atëherë mban këtë emër. 

Fillimisht, nuk ishte e sigurt nëse ky lloj goli është i lejuar, por më pas u konfirmua nga ligjvënësit e futbollit (IFAB) së në fakt, është një mënyrë e lejuar për të shënuar./Telegrafi/

Read Previous

DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë

Read Next

“Shqipëria, destinacioni evropian me rritjen më të shpejtë të turizmit për 2024-ën”