Protestuesit i kanë vënë flakën parlamentit në Kenia

Në Kenia kanë shpërthyer protestat, ndërsa demonstruesit i kanë vënë flakën parlamentit pas miratimit të një projektligji të diskutueshëm të taksave.

Gjithçka nisi sot kur mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër rritjes së planifikuar të taksave. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin Nairobi dhe qytete të tjera anembanë vendit.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e presidentit William Ruto./AlsatM

Read Previous

Antonio Costa do të drejtojë Këshillin Evropian

Read Next

Plaçkitet një poligon i armëve në Gjakovë