Protestojnë specializantët, kërkojnë të kthehen të rregullt dhe t’u paguhen orët shtesë

Specializantët me financim nga qeveria dhe vetfinancim kanë protestuar sot para qeverisë së Kosovës. Arianit Zajmi si njëri nga përfaqësuesit e kësaj kategorie ka thënë se prej periudhës së pasluftës specializantët po neglizhohen nga qeveria.

Dy kërkesat kryesore nga mjekët specializant janë të kalojnë në formë të rregullt të financimit si dhe të paguhen orët shtesë, kështu është shprehur specializanti Sami Pnishi për televizionin Syri përmes lidhjes telefonike.

Pnishi thotë se pas protestës ka pasur kërkesë prej komisionit parlamentar për shëndetësi për takime që të arrihet një marrëveshje.

Nëse nuk arrihet marrëveshje nuk duam të shkojmë në forma radikale por kërkesat tona janë injoruar dhe do të bisedojmë me këshillin për mënyrat e veprimit ka thënë tutje Pnishi.

Read Previous

​Sllovenia/Masa të reja për të hyrë në vend, kërkohen tri teste PCR

Read Next

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kërkojnë më shumë mësuese mbështetëse nëpër shkolla