Protestë kreative kundër masave, Kllokoqi: Po angazhohemi ta sigurojmë vet vaksinën

Të gjitha lokalet e gastronomisë në gjithë vendin nuk kanë punuar as të enjten, pas hyrjes në fuqi ta masave anti-Covid.

Por kreu i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokqoi, i cili njëherit është pronar i lokalit “Bagolina” në Prishtinë, ka zgjedhur një mënyrë kreative që të protestojë kundër masave të Qeverisë.

Të gjithë lokalin Kllokoqi e ka mbushur me kukulla të ulura në tavolina, për të inskenuar një ditë të zakonshme pune.

Ai ka thënë se përmes kësaj proteste kreative kanë dashur që të tregojnë se si do të duhej të dukej lokali në këtë kohë.

Kllokoqi po i konsideron të paarsyeshme masat e Qeverisë që obligojnë shërbimet e gastronomisë që të pezullojnë punën për 12 ditë.

Poashtu ai ka njoftuar se do të angazhohen si shoqatë që të sigurojmë vaksinat anti-Covid për stafin e punëtorëve të gastronomisë.

Read Previous

​Blinken uron Kurtin: Do ta keni përkrahjen e plotë të SHBA-së

Read Next

Vendos gjykata për të dyshuarit për vrasjen e 15 vjeçarit në Gradicë të Drenasit