Protesta para Bashkisë së Tiranës, hidhet sërish molotov

|Foto: TV Klan|

Këtë të martë është zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Disa prej protestuesve kanë hedhur sërish molotov, kapsolla e tymuese në drejtim të godinës.

Po ashtu në drejtim të bashkisë janë hedhur edhe vezë e sende të tjera. Kjo është protesta e disatë që zhvillohet para bashkisë.

Ato janë thirrur nga përfaqësuesit e “Aleancës për Teatrin” dhe opozita duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo për shkak se disa nga ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës janë vënë në pranga nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar edhe nga policia e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit. Për këtë arsye deri në përfundim të protestës është bllokuar përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës./tvklan.al

Read Previous

Holanda do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë

Read Next

Këto janë vendet më të varfra në botë në vitin 2024