Holanda do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë

Holanda planifikon të fillojë dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë në vjeshtë.

Kështu ka bërë me dije ministrja e Mbrojtjes Kaisa Ollongren në një konferencë në Vilnius.

“Ne kemi planifikuar gjithçka sipas projektit, i cili konsiston në trajnimin e pilotëve ukrainas, trajnimin e personelit të shërbimit dhe dërgimin e avionëve të vërtetë”, ka thënë ministrja.

Po ashtu ka shtuar se pilotët ukrainas aktualisht po kalojnë kurse trajnimi në disa vende.

“Nëse ne mund ta mbajmë këtë kurs dhe gjithçka do të funksionojë në Ukrainë, atëherë avionët e parë do të dorëzohen nga Danimarka këtë verë dhe ne shpresojmë të marrim pjesë në dërgesat nga vjeshta me F-16-të tanë”, ka vijuar Ollongren.

Ambasadori i Danimarkës në Kiev, Ole Egberg Mikkelsen, kohët e fundit ka thënë se ishte optimist për ardhjen e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë këtë verë. /Albanianpost.com

Read Previous

Mbahet i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

Read Next

Protesta para Bashkisë së Tiranës, hidhet sërish molotov