Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ndryshe, nga e hëna Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vazhduar aksionin në zonën e Brezovicës.

Ndërkaq, nga ky aksion që është zhvilluar disa herë në këtë pjesë ka mbi 30 të arrestuar. Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ryshfetit, marrja e ryshfetit dhe Falsifikimi i dokumenteve, etj. /Telegrafi/

Read Previous

Zjarret në Francë, mbi 10.000 të evakuuar deri më tani

Read Next

8 vjet nga vdekja e Robin Williams, aktorit të njohur amerikan