Lajmi për vdekjen e vajzës 4 vjeçare nga Gjakova ka ngjallur reagime të ndryshme.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka kërkuar hetim më të thellë përderisa prindërit akuzojnë mantelbardhët për mostrajtim të duhur. Nga Prokuroria thonë se është inicuar rast i hetimit të vdekjes, ndërsa nga spitali i Gjakovës thanë se kanë ofruar të gjitha materialet e kërkuar për hetime.