Prokuroria lëshon njoftim për aksionin “Brezovica”

Aksioni “Brezovica” është duke vazhduar edhe sot, me ç’rast janë duke u bastisur shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës.

Lidhur me këtë operacion, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka lëshuar njoftim, ku ka bërë të ditur se bastisje po kryhen edhe në objektin e komunës, për shkak të dyshimeve për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera.”

Ndryshe, më 3 mars, janë prangosur shtatë persona të dyshuar për këtë rast, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private.

Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”

Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Një milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore

Read Next

Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës, këto janë procedurat që duhet ndjekur