Prokuroria e shtetit dhe policia intensifikojnë veprimet kundër fajdesë

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur një takim të përbashkët me kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi dhe drejtorët e njësive të hetimeve të policisë, me fokus në luftimin e veprës penale të fajdesë.

Në takim u vendos për intensifikimin e veprimeve të koordinuara ndërinstitucionale, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm, i cili, sipas drejtuesve të institucioneve, paraqet një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në takim u theksua nevoja për strategji të qarta, veprime të vendosura dhe të qëndrueshme, si edhe për angazhim të plotë në hetimin, ndjekjen dhe goditjen e çdo individi apo grupi kriminal që përfiton përmes fajdesë.

Po ashtu, në takimin e prokurorëve dhe policëve, u konfirmua përkushtimi për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, si pjesë e përpjekjeve për çrrënjosjen e këtij fenomeni.

Ndryshe, të dielën në qendër të qytetit të Gjilan, si pasojë e fajdeve tre persona u vranë dhe një u plagos. Kjo ngjarje ka tmerruar jo vetëm Anamoravën, por gjithë qytetarët e Kosovës. Fajdexhiu që shtiu me armë drejtim të viktimave është arratisur, ndërsa autoritetet kanë shpallur fletarrest për të./indeksonline

Read Previous

KEDS: Të shtunën nis shkyçja për bizneset që s’kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar

Read Next

UEFA me një slogan të qartë kërkon të ndalohet vr;asja e fëmijëve dhe civilëve