Jo më kot thuhet se të gjithë fëmijët meritojnë një mundësi që të rriten e të bëhen njerëz të shëndetshëm, të edukuar dhe të aftë, pavarësisht se ku dhe kur kanë lindur. Për këtë prindërit kanë shpresa dhe ëndrra për fëmijët e tyre dhe duan më të mirën për ta. Por familjet mund të ndryshojnë në mënyrën se si ata i mbështesin përpjekjet e fëmijëve të tyre për të arritur këto qëllime.
Vitet e para të jetës së një fëmije janë përcaktuese për shëndetin e tij gjatë gjithë jetës. Që nga fillimi i shtatzënisë e deri në moshën 3 vjeçare kërkohet kujdes i shtuar nga nënat në mënyrë që fëmijët të kenë një zhvillim të shëndetëshëm.
Gjërat që ndodhin në vitet e para të jetës së një fëmije kanë një ndikim të madh
në hapat e mëtejmë në të gjitha proceset jetësore.
Profesionistët shëndetësosr këshillojnë se për një fillim të mbarë në jetë, foshnjet duhet të ushqehen vetëm me gji për gjashtë muajt e parë. Pas kësaj periudhe vazhdohet gjidhënia së bashku me ushqime plotësuese deri në moshën dy vjeçare ose më tej. Çdo muaj shtesë i gjidhënies kontribuon për një fëmijë dhe nënë më të shëndetshme.Lidhur me vetëdijësimin dhe këshillat mjekësore edhe në komunën e Gjakovës po zbatohet një projekt për nënat që sapo lindin. Se si duhet kujdesur për foshnjat, sa ka rëndësi gjidhënja e shumëqka tjetër. Një gjë e tillë po mirëpritet nga vetë nënat.
Lehonia është periudha kur trupi përpiqet të rikthehet ngadalë, brenda një periudhe prej 40 ditësh, në gjendjen që kishte përpara shtatzënisë. Kjo është një periudhë kalimtare gjatë së cilës ndodhin shumë ndryshime fizike hormonale dhe psikologjike. Prandaj duhet kushtuar rëndësi të veqantë lehonave dhe për këtë gjë trajnimet që po u ofrohen nga UNICEF janë shumë të nevojshme.
Ndoshta, gjidhënia ndonjëherë mund të jetë e lodhshme, por me mbështetjen e duhur ju mund të tejkaloni çdo vështirësi. Përfitimet jetësore që gjidhënia ju jep nënave dhe foshnjëve ia vlejnë. Kjo është arsyeja pse shumë organizata përmes projekteve të ndryshme ndihmojnë nënat dhe foshnjat që të krijojnë dhe kujdesen për superfuqinë si Nënë Gjidhënëse.