Temperaturat e larta kanë qenë shkak që disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. Ndërkohë që nuk është vërejtur ndonjë fluks më i madh krahasuar me vitet e kaluara ka thënë Jetish Jetishi.
Në emergjencë gjithashtu kanë marrë trajtim mjekësor 18 persona nga Deçani si pasojë e helmimit nga uji i pijes.
Apeli i doktorit është që personat me sëmundje kronike t’i shmangen daljeve në temperatura të larta.
Në mes tjerash Jetishi shtoi se shërbimi i stafit të emergjencës është në dispozicion 24 orë duke u përpjekur që vazhdimisht të ofrojnë konsulta dhe intervenime sa më profesionale shëndetësore me qëllim të trajtimit sa më mirë të secilit pacient që kërkon ndihmë mjekësore në këtë repart.