Edhe sot ka vazhduar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor në sallën “1 tetor”, në Prishtinë.
Megjithatë, aty u panë një numër i vogël i atyre që kishin shkuar për ta marrë vaksinën. Kjo u tha se po ndodhë për arsyet tyre, e një pjesë tjetër edhe për rrugëtimin e tyre gjatë vikendit.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se tani kanë mbetur edhe mbi 1000 vaksina në dispozicion për stafin mjekësor.
Ai tha se sot pasdite do të vendosin nëse edhe nesër do të vazhdojnë vaksinimin. Kjo për shkak të mungesës së interesimit të stafit mjekësor për t’u vaksinuar./KosovaPress