Në qendrën e votimit në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë procesi i votimit ka filluar me kohë. Në këtë qendër janë 7 vendvotime dhe numri i votuesve është 6143. Menaxheri i kësaj qendre, Bedri Cahani thotë që të gjitha përgatitjen janë bërë dhe procesi ka filluar sipas planifikimeve.
Këtë mëngjes janë parë edhe votues të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.