Prizren, policia ndalon 15 migrantë nga Siria, Somalia, Eritrea e Egjipti

Policia ka ndaluar 15 migrantë në Vërmicë, të cilët dyshohen se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria.

Ata janë nga Siria, Somalia, Eritera dhe Egjipti.

“Njësia policore ka ndaluar 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, 3 nga Eritrea dhe 1 nga Egjipti, të cilët kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore. 

/Telegrafi/

Read Previous

Eurostat: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë energjinë më të shtrenjtë në rajon, më e lira në Kosovë

Read Next

233 martesa me shtetas të huaj në komunën e Gjakovës