Pritjet në Dheu i Bardhë dhe Merdarë deri në 30 minuta

Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së hënës, kryesisht në dalje.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, ndërsa radha e automjeteve është deri në 80 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 20 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 70 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 5 minuta.

Në Jarinjë pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në 10 minuta, e që nuk raportohet për fluks të kolonave të automjeteve.

Read Previous

Afër 8 mijë raste aktive me COVID-19

Read Next

Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave