Pritje të gjata në Merdarë, kolona deri në 1200 metra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri mëngjesin e së enjtes mbi gjendjen aktuale në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova.

Sipas përditësimit të ri, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë aktualisht në Merdarë, ku shkojnë pritjet deri në 2 orë, me kolonë 1200 metra.

Pritjet tjera më të gjata janë te Dheu i Bardhë deri në 30 minuta, me kolonë 100 metra.

Ndërkohë pritjet për të hyrë në Kosovë në të gjitha pikëkalimet kufitare nuk janë më shumë se 10 minuta.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten