Tashmë të gjitha partitë politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryetarë dhe këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në komunën e Gjakovës pritet një garë interesante. Edhe një mandat do e kërkojë kryetari aktual, Ardian Gjini i cili thotë se lista e Aleancës është e duhura.
Ai thotë se qytetarët janë ata që do vlerësojnë më së miri punën e tij.
Garën më të nxehtë pritet ta bëjë rikthimi i Mimoza Kusari-Lilës në Gjakovë. Vetëvendosje ka vendosur të garojë me kryetarën e Alternativës, që sipas tyre është kandidatja e duhur për Gjakovën.
Batusha thotë se Vetëvendosje i ka kushtuar vëmendje të vecantë përfaqësimit gjinor, në listën e tyre.
LDK-ja ka zgjedhur për kandidat Teki Shalën,I cili ka qenë edhe drejtor për Buxhet dhe Financa, në qeverisjën e Kusari-Lilës. Shala thotë se fokus do të jetë vetëm qytetari.
E kryetari i degës së kësaj partie në Gjakovë, Luan Gola tha se lista përmban 38 kandidatë nga profile të ndryshme, për të ju ofruar qytetarëve përfaqësim sa më të denjë.
Për dallim nga partitë e lartë përmendura, Nisma Social Demokrate nuk do të hyjë e vetme në këto zgjedhje lokale. Kandidati për kryetar nga radhët e kësaj partie Fazli Hoxha, tha se partia e tij ka arritur marrëveshje me Partinë Liberale Egjiptiane si dhe Ballin Kombëtar.
Rritje synon edhe PSHDK, e cila për dallim nga vitet paraprake, këtë vit garon e vetme me kandidatin e saj për kryetar Ferdinand Kolaj. Ky i fundit thotë se partia e tij do të ofrojë një listë prej 36 kandidatëve,mjaft profesional që do të ndikojë në rritjen e kësaj partie.
Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje do të garojë me Arbënesha Kuqin, cka e qon në dy numrin e grave që kandidojnë për Gjakovën.Përmes telefonit për televizionin Syri Kuqi ka deklaruar se:
KQZ-ja ka kohë në dispozicion për vendim për certifikimin e kandidatëve dhe subjekte politike deri më 1 shtator.