Prishtina nikoqire e delegacioneve nga Amerika, Izraeli e Vatikani për “murin e nderit”

Prishtina zyrtare do të jetë nikoqire e delegacioneve shtetërore të Amerikës, Izraelit e Vatikanit, me rastin e realizimit të projektit “Muri i nderit” në parkun ë qytetit, i cili tregon mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët, gjatë Holokaustit.

Vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndërtimin e këtij monumenti u mor në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u ndanë 25 mijë euro për këtë projekt.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do të jetë ngjarje madhore.

“Do të ndahen 250 mijë euro për nevojat e fondacionit në realizimin e projektit “Muri i nderit” në Prishtinë, që i tregon botës historinë unike të sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Pos monumentit në parkun e qytetit në Prishtinë, do të jetë ngjarje madhore ku pritet të jenë prezent delegacionet nga Amerika, Izraeli dhe Vatikani”, u shpreh Kurti. /EO/

Read Previous

Ministri Aliu: Synojmë që deri në vitin 2030, 30% e veturave të jenë elektrike

Read Next

Qeveria ndan 70 mijë € për librin që flet për Masakrën e Reçakut të William Walker