Prishtina e luan ndeshjen ndaj Lirisë në Kampin Nacional në Hajvali

FC Prishtina ka njoftuar opinionin publik se ata do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Lirisë, e vlefshme për xhiron e pestë të Albi Mall Superligës, në Kampin Nacional në Hajvali.

Edhe pse fillimisht Prishtina kishte njoftuar se ky takim të mbahej në stadiumin “Fadil Vokrri”,  megjithatë ekipi kryeqytetas përmes një komunikate në ‘Facebook’ kanë njoftuar se ky takim do të luhet përfundimisht në Hajvali.

“Pas sqarimeve që na janë dhënë për punimet në fushë dhe konfirmimin zyrtar të dërguar nga FFK në mënyrë eksplicite që FC Prishtina të gjitha ndeshjet e saj deri në fund të sezonit 2023/24 do t’i zhvilloj në stadiumin “Fadil Vokrri”, kemi pranuar që ndeshjen e javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës, Prishtina – Liria, të zhvillojmë në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali”, thuhet në komunikatën e klubit nga kryeqyteti.

Prishtina tashmë ka njoftuar se biletat e ndeshjes do të shiten me fillim nga ora 11:00, ndërsa takimi pritet të nis me fillim nga ora 15:00.

/Telegrafi/

Read Previous

Cili është dallimi mes propozimit të Kurtit dhe Borrellit?

Read Next

Bruksel: Masat për Kosovën u parapa të hiqeshin me 14 shtator, por takimi nuk pati sukses