Komuna e Prishtinës do të shpallë të mërkurën konkurs ndërkombëtar për monumentin e komandantit legjendar të Ushtrisë së Clirimitare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, njoftoi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pas homazheve te shtatorja e heroi të kombit, Zahir Pajaziti, në shënim të Epopesë së UÇK-së.
“Tani kemi vendosur që ta shpallim një konkurs ndërkombëtar, që me siguri do të bëhet sot, ku do të kërkojmë nga arkitektë, artistë e historianë të punojnë bashkë për të prezantuar ide të ndryshme, se si do të duket monument i ndërlidhur me peizazh, por edhe për propozimet për lokacionet e përshtatshme për këtë monument”. /Albanianpost.com