Prishtina 01 shpallet kampion në Superligën e Kosovës në futsall

Prishtina 01 e ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës në futsall.

Kryeqytetasit e fituan ndeshjen e tretë përballë Liqenit, për të fituar trofeun.

Përballja e parë shkoi për Prishtina 01, që kishte triumfuar përmes penalltive.

Në takimin e dytë, Liqeni e kishte barazuar nivelin e ndeshjeve të fituara në 1-1, ndërsa përballja e tretë do të përcaktonte fituesin.

Por, bardhëeklatrit ia dolën ta fitonin sfidën e tretë me rezultat 4-1, për t’u kurorëzuar kampion.

Ishte një dominim nga Prishtina 01 pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, dominim ky që rezultoi me fitoren e madhe të titullit.

Prishtina 01 bëhet ekipi i tretë në histori të skuadrave të kryeqytetit që e fiton titullin kampion, pas Bambo Prishtinës dhe Mabetex Prishtinës.

/Telegrafi/

Read Previous

Fjalimi i Clinton në 99-ën: Qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur, ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova

Read Next

Rama: Kosova të dalë patjetër prej qorrsokakut me miq të mirë, jo me keqtrajtim të miqve