Handikos sot bashkë me prindër të fëmijëve më nevoja të veqanta ishin në një takim me zyrtarë të DKA-së, me kërkesën e vetme që të shtohen kuadro të mësimdhënësve mbështetës dhe asistenteve nëpër shkollat e komunës së Gjakovës.Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Mark Kaqinari këshilltar në zyren e Avokatit të popullit në Gjakovë.
Zymber Berisha ushëheqës i sektorit të arsimit në Gjakovë tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është duke punuar që personave me nevoja të veqanta të ja krijojë kushtet për gjithpërfshirje në arsim, nga komuna e Gjakovës janë 5 mësimdhënëse mbështetëse që pritet në shtator të vitit të ardhshëm të diplomohen dhe të gjitha do të punësohen, pasi që ka mungesë të të kualifikuarve në këtë drejtim.
Handikos po vazhdon aktivitetet e saj për përmirësimin e mirëqenies së personave me nevoja të veqanta.