Princi Harry ka deklaruar se ka materiale të mjaftueshme për të shkruar një tjetër libër dhe zgjodhi të mos publikonte disa detaje pasi ishte i shqetësuar se babai dhe vëllai i tij nuk do ta falnin kurrë nëse ato do të bëheshin publike.
Në një intervistë me britaniken “Daily Telegraph”, Duka i Sussex-it tha gjithashtu se transkripti fillestar për librin e tij “Spare” ishte dyfishi i draftit përfundimtar.
Shumë detaje që u redaktuan përfundimisht kishin të bënin me babanë dhe vëllain e tij.
“Drafti i parë ishte ndryshe. Ishte 800 faqe dhe tani ka zbritur në 400 faqe. Mund të ishin dy libra, e thënë kështu. Dhe pjesa e vështirë ishte nxjerrja e gjërave jashtë”.
“The Guardian” ishte e para që zbuloi detaje nga kujtimet, duke përfshirë pretendimin se Princi William kishte sulmuar Harry-n pas një diskutimi të tensionuar mbi Meghan, Dukeshën e Sussex.
Kensington Palace dhe Buckingham Palace kanë thënë se nuk do të komentojnë përmbajtjen e librit.
Princi Harry gjithashtu flet për atë që ai pretendon se ishte mungesa e mbështetjes për të dhe Meghan.
Lajmet për materiale të tepërta ka të ngjarë të shkaktojnë shqetësim të mëtejshëm për familjen mbretërore. /Albanianpost.com