“Duam ajër të pastër”, këto janë fjalët që nxënësit e shkollës “Kelmend Rizvanolli” po u drejtohen të gjithë atyre që ndotin ajrin në komunën e Gjakoves. Me vizatime të bëra nga vet ata me temë ajrin, nxënësit ishin të zëshëm dhe të qartë në kërkesën e tyre.
I tërë ky organizim është bërë para monitorit të cilësisë së ajrit, të vendosur në parkun e qytetit. Implemnetuar nga Let’s do it Peja mbështetur nga komuna e Gjakovës dhe USAID, monitori do të jetë në shërbim të qytetarëve për të parë nivelin e ndotjes së ajrit. Gent Agolli nga Let’s Do It Peja, tregoi më detajisht rreth organizimit dhe projektit në tërësi.
Gjatë qëndrimit tonë në parkun e qytetit, fatkeqësisht niveli i ndotjes së ajrit ishte i lartë