Presioni mbi kishën katolike në Itali po rritet përsa u përket abuzimeve seksuale të fëmijëve, referuar vlerësimeve jozyrtare që thonë se vendi mund të ketë numrin më të madh të viktimave të priftërinjve pedofilë në botë.
Një grup shoqatash fetare dhe laike janë mbledhur për të nisur një hetim të pavarur dhe për të nxitur shtetin italian të miratojë ligje më të ashpra për të sjellë priftërinjtë pedofilë para drejtësisë dhe për të dalë me një plan për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi seksual nga klerikët.
Grupi po përdor hashtag #ItalyChurchToo dhe do të përshkruajë objektivat e tij gjatë një takimi online më 15 shkurt.
Burimet: Guardian, Euronews