Presidentja Osmani takon sot kryetarin e SBASHK-ut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet të takojë sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.

Kështu ka njoftuar Jasharaj, duke shtuar se takimi do të nisë në orën 15:00.

Ai ka thënë se 97 për qind e shkollave janë në grevë dhe me 1 tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.

Sipas tij, greva do të vazhdojë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Moska mbyll rubinetet e gazit, G7 merr vendimin, çmim kufizues naftës ruse

Read Next

EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër