Presidentja Osmani takon kryeministrin belg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budapest është takuar edhe me kryeministrin belg, Alexander De Croo.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Osmani ka potencuar se kryeministrit belg i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën.

Presidentja ka theksuar edhe rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën evropiane.

“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani në Facebook. /GazetaSinjali/

Read Previous

35-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Osmani: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen

Read Next

Ambasadori i BE-së në Kinë: Nuk duam luftë tregtare me Pekinin