Presidentja Osmani takoi homologun nga Hondurasi

CAPTION ADDS TO THE PRESIDENT OF THE REPUBLIC OF KOSOVO’S NAME The President of the Republic of Kosovo, Vjosa Osmani-Sadriu poses for media prior to a meeting with Austrian President Alexander Van der Bellen in Vienna, Austria, Tuesday, June 22, 2021. (AP Photo/Lisa Leutner)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në New York, ka takuar homologun nga Hondurasi, Juan Orlando Hernández Alvarado.

Sipas komunikatës për media nga zyra e presidentes thuhet se “Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy presidentët kanë shfaqur gatishmërinë për thellimin e tyre”.

Presidentja Osmani ka theksuar se te Hondurasi e shohin partnerin për lobim te shtetet fqinje në Amerikën Qendore dhe atë Jugore për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, nga Hondurasi pritet mbështetje edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Teksa ka folur për gjendjen e përgjithshme në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë duhet përfundojë me njohje të ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe me rendin juridik aktualë.

Të dy presidentët u pajtuan që çështja e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e saj duhet të bëhen prioritet i agjendës globale. 

Read Previous

Më 7 tetor pritet gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Read Next

AKK njofton se komunat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor