Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Pas takimit të dy presidentët kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila gjendet në oborrin e Presidencës dhe Kuvendit.

Presidenti Bajram Begaj ka arritur dje në Kosovë, në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit.

Ndryshe, sot shënohet 12 qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës. Manifestimi kryesor mbahet në Prishtinë.

Për nder të kësaj dite do të mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës, parakalimi i Forcës së Sigurisë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, si dhe pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. /RTK/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Read Previous

Momenti kur komandati gjerman i jep kohë 30 minuta trupave serbe për t’u larguar nga Kosova

Read Next

Çfarë kishin thënë Clinton, Albright dhe Rugova pas çlirimit të Kosovës?