Presidentja Osmani pret në takim kryediplomatin grek

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek do të takohet edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit të kaluar./eo/

Read Previous

​Mustafa: Gjobat gjatë pandemisë duhet të falen, atyre që i paguan t’u rimbursohen

Read Next

A nevojitet testimi për COVID-19 nëse je vaksinuar?