Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Pastasellës

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Pastasellës, në 23 vjetorin e saj, kur forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth.

“Në këtë ditë, disa i kujtojnë të vrarët, e të tjerë janë në ankth të zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë nga kjo masakër. Kurse 13 të mbijetuarit janë dëshmitarë të ditës së kobshme. Të gjithë ne, paqen do ta gjejmë kur drejtësia të vihet në vend!  Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët!”, thuhet në përkujtimin e presidentes Vjosa Osmani.

Read Previous

Takimi Putin-Zelensky, rusët tregojnë se kur mund të ndodh një gjë e tillë

Read Next

SBASHK-u me 2 prill mban Kongresin e 8-të, vendoset për grevë